Lugina e Patokut, si lindi konflikti mes familjeve Prenga dhe Cali

Sep 5, 2015 | 12:11
SHPËRNDAJE

Përplasja e mbrëmshme në Lac me 7 të plagosur, pasuar me ndalimin e deputetit Armando Prenga zë fill me konfliktin për shfrytëzimin e Lagunes se Patokut, për të cilën Ministria e Bujqesise ia dha kontratën vëllait të deputetit të PS.

Denoncimi u bë që në fillim të prillit, kur vetë peshkatarët, mes te cileve, edhe Gjergj Cali, i plagosur gjate perleshjes se mbremshme, akuzuan qeverinë për favorizim në tender, me qellim qe ta perfitonte vellai i Prenges. 

Pas kesaj, ishte PD qe publikoi dokumentet që mbeshtesnin akuzat e vete peshkatareve.

Ky sektor funksiononte në mënyrë të organizuar në formën e kooperativës dhe falë saj krijoheshin të ardhura për më shumë se 50 familje të zonës. Kooperativa e përbashkët e themeluar që në 1991 nga peshkatarët, tashmë e ka humbur të drejtën e shfrytëzimit të kësaj lagune me pretendimin se nuk i plotësojnë kushtet.

Denoncimi i peshkatareve ne prill 

Administratori, Gjon Cali
Administratori, Gjon Cali

Administratori i kooperativës së peshkatarëve kërkon nga ministri i Bujqësisë që vendimet të merren në bazë të meritës dhe jo në zyra të korruptuara sikur ka ndodhur në këtë rast.

“Mënyra e realizimit të këtij tenderi është totalisht abuzive dhe e padrejtë, pasi nuk mund të fitojë një kompani që ka nisur dje punën dhe nuk ka asnjë dokumentacion. Unë kur hyra brenda në tender, konkurrentin e gjeta aty. Ai ishte vëllai i deputetit. Me lënë 100 vetë pa bukën e gojës. Kjo nuk më duket normale. Nuk kishte barazi në tender ndaj i bëj thirrje ministrit Panariti që ta shikojë këtë çështje, pasi e vetmja e ardhur për familjet tona është puna në peshkim”, tha Gjon Cali, administrator i kooperativës së Peshkatarëve

***
Përballë kësaj situate, peshkatarët reaguan ashpër, duke e konsideruar absurde atë çfarë ka ndodhur me këtë tender. Gjergj Cali, i cili është dhe një nga peshkatarët më të vjetër në këtë zonë, thotë se është vepruar si dikur me zarfe të mbyllur, gjë për të cilën ai hedh dyshime se ka pasur manipulime.

“Ne e kemi të trashëguar këtë prej shumë vitesh. Në dy dekada kemi firmosur licencën e shfrytëzimit. Kontrata ka qenë 10-vjeçare. Pasi mbaroi ky 10 vjeçar na njoftuan se duhet të hynim në tender për të përsëritur licencën tjetër 10- vjeçare. Kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin si për çudi në zarf dhe jo në mënyrë elektronike siç e ka gjithë bota. Këtu ne na lindën dyshimet se nuk do ketë barazi dhe ashtu ndodhi. Aty morëm vesh se ishim në konkurrim me vëllain e deputetit. Për këtë çështje kemi njoftuar Kryeministrin Rama, por nuk kemi marrë përgjigje. Ne na kanë nxjerrë në rrugë, pasi e vetmja e ardhur për familjet tona është peshkimi në këtë zonë, të cilën e kemi ruajtur shumë dhe kemi investuar që të mos dëmtohet. Ne e kemi të trashëguar prej 100 vitesh dhe po na e marrin punën në mënyrë të padrejtë”, u shpreh peshkatari Gjergj Cali.

 

Denoncimi i PD

Partia Demokratike më 7 prill publikoi dokumentet që sipas saj faktonin se lugina e Patokut, një prej pasurive kombëtare, iu dha vëllait të deputetit të PS Armando Prenga.

Sipas dokumenteve kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë.

Dokumentet qe publikoi PD
Dokumentet qe publikoi PD

“Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh”, tha deputeti Bashkim Shehu në ate deklaratë për shtyp.

Dokumenti denoncues i PD
Dokumenti denoncues i PD

Ai publikoi dokumente që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë. “Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut”, tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura