“Luftova me të për 10 minuta, u përpoq të më mbyllte gojën, por…”- Ish-burri e sulmoi me acid, gruaja rrëfen momentet e tmerrit: Kisha dhimbje

Sep 10, 2022 | 16:07
SHPËRNDAJE

Gruaja, e cila u sulmua me acid muajin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj në Messina, ka rrëfyer momentet e tmerrit.

kristina

Kristina, nënë e gjashtë fëmijëve, rrezikonte të humbiste syrin. Ajo deklaroi në një intervistë për mediat greke se nuk e dinte që burri i maskuar me kapuç ishte ish-burri i saj.

“Po bërtisja nga dhimbja, thirra për ndihmë, menjëherë vrapova në dyqan për të larë fytyrën me ujë”, – tha ajo për Alpha.

Më pas rrëfeu: “Ndërsa po shkoja në punë, në errësirë, një burrë doli nga hiçi dhe më sulmoi. Nga sa kuptova, kishte diçka në duar, si një leckë të njomur me ndonjë lëng dhe u përpoq të më mbyllte gojën, nuk e lashë që t’ia dilte, luftova me të për 8 deri në 10 minuta”.

Ajo tregoi se në këto momente telefonoi punëdhënësin për t’i kërkuar ndihmë.

“E kisha celularin në duar dhe më pas telefonova punëdhënësin tim, ai më dëgjonte duke bërtitur, thjesht nuk e dinte se ku isha dhe çfarë po ndodhte. Me sa duket ish-bashkëshorti im ishte inatosur dhe kur më ka tërhequr nga flokët më ka hedhur në fytyrë acid të lëngshëm”, tha nëna 49-vjeçare.

Teksa rrëfeu orët e tmerrit që përjetoi, Kristina tregoi: “Kisha shumë dhimbje, digjesha, sikur më kishin vënë flakën, kisha dhimbje të tmerrshme.”

50-vjeçari kishte shkuar për të parë ish-gruan në spital, por atje u kap nga policia dhe u vendos në pranga.

Autori deklaroi në polici: “Jam i shokuar, i penduar për atë që ndodhi. Nuk e kuptova se çfarë po bëja, tani e kuptoj aktin tim. Dua të ndihmoj ish-bashkëshorten.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura