“Luftëtarë që nuk dorëzohen”, Denzel Dumfris: Interi si ‘The Equalizer’

Sep 18, 2022 | 8:34
SHPËRNDAJE

Denzel Dumfris e ka zbuluar kohë më parë që e ka marrë emrin nga ylli amerikan i filmave, Denzel Uashington, por në një intervistë të lëshuar për profilin në “Instagram” të klubit, holandezi u është referuar filmave të aktorit për të përshkruar situatën aktuale të Interit.

DUMFRIS

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi ka zgjedhur të flasë edhe për hobet e tij, duke ua prezantuar edhe një herë tjetër veten tifozëve zikaltër, një vit pas mbërritjes së tij në Milano.

Quheni Denzel, në nder të aktorit Denzel Uashington. Ju pëlqejnë filmat e tij?

Po, emrin ma ka vendosur mamaja dhe kam një lidhje të veçantë. Ia njoh të gjithë filmat dhe e kam ndjekur gjithmonë. Është një nga aktorët më të mirë që njohim, dhe unë si adhurues filmash, ata të tijtë i kam të preferuar.

Cilin nga filmat e tij do t’ia dedikonit Interit?

Në fakt e kam menduar dhe jo vetëm për situatën në të cilën ndodhemi, por për mënyrën se si luan në përgjithësi Interi dhe për atë që kam parë që në momentin që kam ardhur, filmi që do të na shkonte më shumë përshtat është “The Equalize”. Jemi një skuadër luftëtarësh, tregojmë forcën dhe pasionin e klubit dhe nuk dorëzohemi ashtu si protagonisti i filmit dhe mendoj se është një zgjedhje fantastike.

Keni hobe të tjera?

Një ndër pasionet e mia më të mëdha, sigurisht që pas futbollit dhe filmave, është muzika. Më gjeni gjithë kohën duke dëgjuar muzikë, në makinë, në shtëpi. ka disa lloj rrymash që më pëlqejnë, por kryesisht më pëlqen ajo afro dhe “dance”, edhe pse duhet ta pranoj që nuk jam aspak kërcimtar i zoti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura