“Luftë” sponsorash për Mbapenë, Juventusi dhe Reali gati të rrëmbejnë yllin francez

SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme, transferimet e lojtarëve nuk varen vetëm nga dëshira e tyre apo e klubit, por edhe nga komponentë të tjerë. Njëri prej tyre është çështja e sponsorave.

mbappe.psg.2019.20.esulta.750x450

Siç raporton “Diario Gol”, “Adidas” kërkon që Kilian Mbape të largohet nga PSG-ja për shkak se klubi francezs ka sponsor konkurrentin direkt “Nike”.

“Adidas” tashmë dëshiron që ta dërgojë sulmuesin francez te Juventusi ose te Reali, që kanë të njëtin sponsor me Mbapenë.

Normalisht në këtë mes Reali është më i favorizuar, pasi na ka mësuar me blerjet faraonike, ndërsa Juventusi është disi më e përmbajtur.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me francezin, që ngadalë po bëhet gati të largohet nga Franca për të provuar një eksperiencë tjetër.

/PANORAMASPORT.AL/

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.