“Luftë” midis policisë dhe të kërkuarit në Prizren, vritet me armë zjarri “Qorri”

Sep 23, 2020 | 9:29
SHPËRNDAJE

 

Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur me nofkën “Qorri”, prej disa kohësh jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte shkaktuar probleme me fqinjët.

auto_sfklfkfkf1600803323

Madje në disa raste kishte ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe mbrëmjen e shkuar. Kur policia lokalizoi vendndodhjen e tij, Besnik Shala – Qorri kishte nisur të qëllojë me armë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar.

Duke u gjendur në një situatë të tillë, zyrtarët policor kanë shtënë në drejtim të ‘Qorrit’. Personi në fjalë ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë në vendin e ngjarjes.

Në një përgjigje për Gazetën Express, detaje kanë dhënë zyrtarët nga ana e Policisë së Kosovës.  Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminele.

Ai akuzohej për dy tentativë vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policor të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, thënë Osmanollaj.

Osmanullaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i  kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

“Qorri”, akuzohej për të paktën tri vepra penale. Atë të ‘Tentim vrasjes” “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura