Luftar Paja në krah të pushtetit: Jam për teatër të ri Kombëtar, mos u merrni me llaçin e tullat

Jun 14, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Luftar Paja i cili ka gjithë jetën në skenën e teatrit shprehet në mbështetje të një teatri të ri kombëtar me një godinë moderne. Në bashkëbisedimin e artistëve me Veliajn, Luftar Paja tha se teatri i ri i përket të gjithë shqiptarëve.

artistet me veliajn

“Jam për teatër të ri kombëtar me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin dhe tulla, për betonin e për të tjera. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin e llacin artistik sepse ja e bëmë teatrin me përmasat moderne a kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje? Kur e them këtë, kjo është e thellë, fillon nga universitetit i arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë dhe për të ardhur këtu te llaci e tullat”, tha Paja.

Sipas tij “më vjen keq që lokalizohet, teatri kombëtar e ka teatër kombëtar dhe nuk duhet të vijnë vetëm ata që jetojnë në tiranë. Teatri është edhe i fierakëve, korçarëve, vlonjateve edhe i gjithë Shqipërisë. Mendimi është të nderuar kolegë që duke mos ofenduar njëri tjetrin por duke respektuar njëri tjetrin duhet që gjithsecili të shikojë punën e tij dhe mos merremi me ato metrot jo kaq po aq.  Unë nuk merrem me metrot e gllabëruara,. Kush ka gllabëruar metrot ti gllabërojë dhe drejtësia”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura