Lufta Rusi-Ukrainë/ Britania e Madhe kërcënohet nga sulme të forta kibernetike

Aug 27, 2022 | 19:46
SHPËRNDAJE

Organizatave në Mbretërinë e Bashkuar iu është kërkuar të forcojnë mbrojtjen e tyre kibernetike pasi iu duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë nga kërcënimi i shtuar për shkak të luftës në Ukrainë.Online-hacking

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) publikoi udhëzimin së bashku me këshillat për të ndihmuar kompanitë të forcojnë mbrojtjen e tyre.

Paul Maddinson, drejtor i NCSC për qëndrueshmërinë dhe strategjinë kombëtare, tha se: “Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, ne u kemi kërkuar organizatave të forcojnë mbrojtjen e tyre kibernetike për të ndihmuar në mbajtjen e MB të sigurt, dhe shumë e kanë bërë këtë. Por tani është e qartë se ne jemi në këtë për një kohë të gjatë dhe është jetike që organizatat të mbështesin stafin e tyre gjatë kësaj periudhe kërkuese të kërcënimit të shtuar kibernetik.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura