“Lufta” për Kale, presidenti i Kukësit merr vendim për brazilianin

Nov 20, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është “dorëzuar” për çështjen e brazilianit, Elton Kale. Ai ka pranuar ofertën e Flamurtarit dhe ka dhënë ok-in që Kale të aktivizohet me vlonjatët që këtë javë.

kale vlore

“Po, kemi rënë dakord me Flamurtarin për Kale kundrejt një dëmshpërblimi”, konfirmoi pak minuta më parë ekskluzivisht për “Panorama Sport” presidenti Gjici.

gjici

Klubi i Kukësit ka depozituar një shkresë në FSHF ku konfirmon marrëveshjen me Flamurtarin, duke i hapur rrugën federimit të Kale, që të premten do të debutojë me fanellën kuqezi ndaj Partizanit.

Skerdilaid Sulozeqi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura