Lufta në Ukrainë/ Putin i vendos kusht Perëndimit: Hiqni sanksionet që të ndihmojmë në shmangien e krizës globale të ushqimit

May 26, 2022 | 19:31
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur gatishëmrinë për të kontribuar në shmangjen e krizës globale ushqimore, por vetëm me një kusht.

putin

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, Putin u shpreh se Moska do të ndihmojë vetëm nëse Perëndimi i heq sanksionet.

Presidenti rus foli gjithashtu për hapat e ndërmarra për të garantuar sigurinë e lundrimit si dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar largimin e anijeve civile nga portet e Azov dhe Detit të Zi.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i eksportojnë në tregjet ndërkombëtare dhe një fazë e re korrje është gati të fillojë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka përshkruar më parë si “shantazh” ofertën e Rusisë për të hequr bllokadën e porteve të Detit të Zi ukrainas, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura