Lufta kundër terrorizmit, Sandër Lleshaj mes 100 ekspertëve të përzgjedhur nga NATO për hartimin e dokumentit strategjik

Jul 11, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

NATO ka publikuar së fundmi një dokument, të emërtuar “Kurrikula e referencë mbi luftën kundër terrorizmit”, (CTRC), i cili është fryt i një pune të gjatë studimore të ekspertëve të fushës nga shtetet anëtare, mes të cilëve ishte edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Një material i tillë i hollësishëm, në lidhje me fushën e kundër-terrorizmit, synon të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të shteteve anëtare për të përmirësuar strategjitë në këtë drejtim.

daaf8a1e-7aa9-48f0-b47a-642a5ab8ef2a

Ky kurrikulum do të shërbejë gjithashtu si një dokument bazik për t’iu përgjigjur kërkesave institucionale edukative mbi çështjet e mbrojtjes në vendet partnere dhe do të ndihmojë në caktimin e linjave orientuese në kurset apo trajnimet aktuale të NATO-s.

Ajo jep një pamje të përgjithshme të ideologjive terroriste, motivimeve dhe metodave dhe gjithashtu edhe praktikave kundër-terroriste bashkëkohore dhe projeksioneve të mundshme të së ardhmes.

6b15c89c-879d-4a9c-907a-95d44aa285f8

“CTRC është draftuar për t’u vënë në dispozicion përdoruesve një konceptim solid, tërësor dhe të nuancuar të terrorizmit dhe gjithashtu për të përmirësuar rezultatet potenciale të luftës kundër terrorizmit të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s”, u shpreh Dr. Sajjan M. Gohel, drejtuesi i projektit nga London School of Economics.

Në faqen e parë të materialit është publikuar shprehja e fitueses së çmimit “Nobel” për edukimin, znj. Malala Yousafzai: “Me armë, ju mund të vrisni terroristët, me edukim ju mund të vrisni terrorizmin”.

Në brendësi të dokumentit nënvizohet rëndësia e dallimit mes fenomenit “terrorizëm” dhe “terroristëve” si ekzekutorë të akteve të tilla.

Gjithashtu vihet në dukje, se: “metoda e terrorizmi nuk përfshin vetëm dhunën por është gjithashtu një akt i komunikimit ideologjik dhe një luftë psikologjike kundër moralit publik dhe aparatit shtetëror. Të gjitha shtetet i kanë provuar në një formë ose një tjetër, terrorizmin, ekstremizmin dhe sektarizmin. Këto forma të fanatizmit nuk janë të lidhura me, ose një pjesë, të ndonjë feje, besimi, race apo populli”.

Në lidhje me situatën aktuale të lidhur me COVID-19, në dokument thuhet se ndryshimet e pësuara në të gjitha aspektet e jetës njerëzore në nivel global, ndikojnë potencialisht edhe në mënyrën se si terroristët rekrutojnë dhe gjurmojnë rastet e reja për qëllimet e tyre.

“Pandemia ndikon në qeverisje duke krijuar instabilitet politik, shoqëror dhe ekonomik. Terroristët mund ta shfrytëzojnë këtë situatë apo skenare të tjera për të krijuar tensione rajonale mes vendeve të ndryshme”, thuhet në dokument.

Materiali i publikuar është i ndarë në 4 pjesë të përgjithshme, përkatësisht: hyrje; ideologjitë, motivimet dhe metodat; sfidat bashkohore dhe rreziqet; dhe së fundi, kundër-terrorizmi: strategjitë, dhe ngritja e kapaciteteve operacionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura