VIDEO/ Lufta kundër korrupsionit, ambasada amerikane dërgon 8 gazetarë shqiptarë në SHBA

SHPËRNDAJE

Për të luftuar korrupsionin, ambasada amerikane në Tiranë ofron mbështetje edhe ndaj medias.

Ambasada-Amerikane_3

Për këtë arsye, pak javë më parë, kjo ambasadë dërgoi në SHBA tetë gazetarë të kronikës për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor.

Njoftimi: Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor. Kur u kthyen, gazetarët biseduan me zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit


 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.