Lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, Tahiri: Bashkëpunim për hapa konkretë

Jul 10, 2015 | 10:02
SHPËRNDAJE

Bashkëpunimi efektiv mes gjithë aktorëve të shoqërisë dhe institucioneve është rruga e duhur për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kështu është shprehur gjatë konferencës me këtë temë, ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjate konferences

Tahiri ka garantuar përkushtim maksimal dhe gatishmëri për bashkëpunim me ekspertët më të mirë, për t’i dhënë vendit dhe qytetarëve një strategji dhe plan veprimi të qëndrueshëm në kohë që garanton rezultate në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në vend.

Sipas tij, pa një bashkëpunim dhe gatishmëri të gjithë shoqërisë nuk mund të ketë një rezultat të qëndrueshëm për një shoqëri larg dhunës dhe radikalizmit. Tahiri ka çmuar tolerancën fetare në vend dhe ka thënë se kjo duhet ushqyer e mbrojtur. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura