Lufta kibernetike, SHBA dhe Boeing krijojnë armën e re që shkatërron sistemet elektronike

May 26, 2015 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kompania ‘Boeing’ në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka testuar ndërtimin e një arme të re me rreze elektromagnetike që ndërhyn në sistemet elektronike. Arma e re lëshon rreze të forta duke dëmtuar sisteme elektronikë të veçanta. Mediat amerikane thonë se kjo lloj arme është parashikuar më parë nga shkruesit e filmave hollivudian dhe deri para pak kohësh dukesh si fantashkencë.

Foto marre nga ‘CNN’

Sipas rrjetit televiziv “CNN”, arma mund të identifikoje sistemet elektronike brenda një ndërtese të vetme dhe mund t’i shkatërrojë ato pa shkaktuar dëme në ndërtesat e tjera. Specialistët e këtij projekt thonë se ndihen të kënaqur me rezultatet e arritura, ku mund të shohin se si mund të fiken kompjuterat e një ndërtese pa shkaktuar probleme të tjera. 

Foto ilustruese, indentifikimi i ndertesave nga arma e re

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura