Lufta e Tretë e Botërore? Me Kinën apo me SHBA, vendet aziatike duhet të zgjedhin

Nov 19, 2018 | 8:22
SHPËRNDAJE

Lufta e Tretë e Botërore mund të mos jetë një luftë fizike mes vendeve të fuqishme të botës dhe aleatëve të tyre, por mundet të jetë një luftë në shifra, me beteja ekonomie apo tregtare, si ajo që ka nisur këtë vit mes Kinës dhe SHBA-ve.

1

Një përballje e nisur nga këto superfuqi botërore mund të përfshijë në vorbullën e saj edhe aleatët e tyre. Vendet aziatike janë paralajmëruar se do të jenë të detyruar të zgjedhin për aleancë midis Kinës dhe SHBA-ve, ndërsa tensionet mes tyre vazhdojnë të rriten, duke shkaktuar frikën e një lufte të gjithanshme. Paralajmërimi për “zgjedhjen” u bë nga Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, gjatë ditës së fundit të Samitit të Asociacionit vjetor të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, mori pjesë në konferencë si përfaqësues i administratës Trump. Gjatë takimit, Lee tha: “Është shumë e dëshirueshme që ne të mos na duhet të zgjedhim anë, por rrethanat mund të vijnë kur ASEAN-i do të duhet të zgjedhë një partner ose një tjetër”. Singapori ka qenë anëtar i ASEAN-it, krahas Tajlandës, Indonezisë, Malajzisë, Vietnamit, Filipineve, Mianmarit, Kamboxhias, Bruneit dhe Laosit, që nga themelimi i saj në 1967-n. Pavarësisht se këto vende po mbajnë lidhje të rëndësishme me SHBA-të, ato janë gjithashtu të lidhura ngushtë edhe me Pekinin. Por, shumë vende në Azinë Juglindore kanë çështjet e tyre me Kinën. Brunei, Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Vietnami janë të gjitha në mosmarrëveshje me të, mbi pretendimet e tyre territoriale në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore. Presidenti Donald Trump ka përshkallëzuar tensionin tregtar me Pekinin këtë vit, duke e goditur atë me tarifa deri në 250 miliardë dollarë të importeve kineze.

Kina është përgjigjur me taksa që synojnë 110 miliardë dollarë të mallrave të SHBA. Drejtori i FBIsë, Christopher Wray tha se, “Kina, në shumë mënyra përfaqëson kërcënimin më të gjerë, më të komplikuar dhe më afatgjatë të kundërzbulimit me të cilin përballemi. Kina po lufton luftën e së nesërmes dhe të pasnesërmes, dhe një ditë pas kësaj. Dhe kjo ndikon në çdo sektor të ekonomisë sonë, të çdo shteti në vend…”. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Trump do të takohen në Argjentinë në fund të nëntorit për të diskutuar tensionet e vazhdueshme tregtare.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura