Lufta e shqiptarëve në vitin 2001 “përplas” politikanët në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti: UÇK fitoi! Mickoski nxjerr foton me armë: Unë isha vullnetar, Aliu t’i tregojë fabula Kovaçevskit

Jan 28, 2023 | 20:25
SHPËRNDAJE

Lufta e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, ku komuniteti shqiptar u ngrit kundër shkeljes së vazhdueshme të të drejtave, është kthyer në një objekt diskutimesh mes liderëve të këtij vendi gjatë ditëve të fundit.

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Sipas Alsat.mk, gjithçka filloi pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se UÇK-ja e fitoi konfliktin në RMV dhe sipas tij edhe ukrainasit do e fitojnë konfliktin me Rusinë.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ka theksuar se ai ka qenë vullnetar në vitin 2001 dhe se nuk e ndjen se Ahmeti është “fitues në luftë”.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Mickoski ndau fotot e tij me armë në dorë nga periudha e konfliktit, duke shtuar se “Aliu mund t’i tregojë fabula për vitin 2001, vetëm Kovaçevskit”.

Lideri i socialdemokratëve dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i ka komentuar edhe deklaratat e Mickoskit për konfliktin ushtarak në intervistën e djeshme.

“Më ka befasuar deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, dhe ajo në pjesën ku thotë se si ka qenë vullnetar dhe ka fituar luftë, që do të thotë se së shpejti do të fillojë të garojë se sa njerëz ka vrarë në një lloj konflikti ushtarak. Në anën tjetër, LSDM ka propozuar një shqiptar për nënkryetar të Qeverisë, i cili është nënkryetar i partisë sonë politike”, u shpreh Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, VMRO-DPMNE aktualisht është në garë me të Majtën se kush do të bëjë një “deklaratë më populiste”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura