“Lufta e 3 Botërore”/ Rusia paralajmërim shokues: Dëbimi i diplomatëve do çojë në…

Mar 27, 2018 | 17:50
SHPËRNDAJE

Në një artikull të botuar nga media britanike “Express”, shkruhet se mund të fillojë Lufta e 3 Botërore mes Perëndimit dhe Rusisë, pas dëbimit të mbi 100 diplomatëve rusë pasi Rusia u fajësua për helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

World-War-3-BBC-Russia-news-2018-Donald-Trump-Putin-937680

Andrey Kortunov, drejtori i përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare ruse, këmbënguli që ndërprerja e komunikimit midis Rusisë dhe Perëndimit mund të ketë pasoja shkatërruese.

Kortunov tha se “duke ndërprerë komunikimin, ne rrisim rreziqet.”

“Ndoshta nuk interpretohet qartë qëllimi i palës tjetër, por në thelb, kështu rreziqet përshkallëzohen deri në luftë.”

“Pra, sipas mendimit tim, dëbimi i diplomatëve nuk është mënyra më e mirë për t’u përballur me krizën, sepse nëse nuk flasim me njëri-tjetrin, si mund ta trajtojmë krizën?”

Shumë vende u bashkuan kundër Rusisë të hënën duke i qëndruar pranë Britanisë së Madhe, ku mbi 23 shtete dëbuan mbi 100 diplomatë rusë si kundërpërgjigje të helmimit të spiunit rus.

60 diplomatë rusë u dëbuan menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me urdhër të presidentit Donald Trump si masë disiplinore kundër Vladimir Putinit.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May mirëpriti solidaritetin e madh të vendeve mike që u bashkuan me Britaninë kundër regjimit të presidentit Putin.

Kryeministrja May tha se “Së bashku kemi dërguar një mesazh se nuk do të tolerojmë përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të hedhur poshtë ligjin ndërkombëtar dhe për të ç’vlerësuar vlerat tona”.

Por ish-ambasadori i SHBA në Rusi Michael McFaul paralajmëroi se ka gjëra të tjera që e bëjnë Rusinë edhe më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë.

Ish-ambasadori amerikan renditi aftësitë e jashtëzakonshme të Rusisë, duke përfshirë fuqitë kibernetike, ekonomike dhe ushtrinë e saj.

Një gjë tjetër shqetësuese është se, Putini duket më pak i kufizuar nga disa rregulla informale të lojës, ndryshe nga sjellja e mëparshme e liderëve mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë” tha Michael McFaul.

“Ai duket i gatshëm ta përdorë këtë pushtet në atë mënyra që nuk mendoj se udhëheqësit sovjetikë në të kaluarën ishin të gatshëm ta bënin këtë.

“Mendoj se kjo e bën situatën shumë të rrezikshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura