Lufta/ Boris Johnson: Rusia mund të thyhet, po i shterojnë burimet. S’ka më fuqi

Jun 22, 2022 | 23:49
SHPËRNDAJE

Inteligjenca britanike parashikon se vrulli i Rusisë në luftën e saj në Ukrainë pritet të ngadalësohet gjatë muajve të ardhshëm.boris johnson

Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson, shërbimi i inteligjencës britanike beson se Rusia do të arrijë në një pikë që nuk mund të vijojë të ecë dot përpara sepse do t’i shterojnë të gjitha burimet  e saj.

“Shërbimi ynë i inteligjencës së mbrojtjes beson, se në muajt e ardhshëm, Rusia mund të arrijë në një pikë në të cilën nuk mund të bëjë më përpara sepse i janë ezauruar burimet e saj.  Atëherë ne duhet të ndihmojmë ukrainasit që të ndryshojnë dinamikën. Unë do të argumentoj për këtë në samitin e Grupit të Shtatë (në Gjermani në fundjavë)”, theksoi Johnson.

Kur u pyet se si do të dukej një fitore për Ukrainën apo dështim për Putinin, Johnson u përgjigj: “Që të paktën të rifitojmë status quo-në që ishte atje përpara 24 shkurtit dhe që trupat e saj (të Rusisë) të zmbrapsen nga zonat që ata pushtuan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura