‘Luftë kundër zhulit’, Veliaj ultimatum kompanive të pastrimit: Keni 4 muaj afat

Aug 3, 2015 | 8:41
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi nisjen e aksionit për pastrimin e Tiranës, duke i lënë 4 muaj afat operatorëve të pastrimit, duke i kujtuar se në bazë të rezultateve të punës do të vlerësohet rilidhja ose jo e kontratave.

veliaj1
Në orët e para të mëngjeist të sotëm, Veliaj mblodhi në sheshin “Nënë Tereza” operatorët të pastrimit të Tiranës dhe gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të tyre, duke shpallur atë që ai e ‘pagezoi’ si “luftën kundër zhulit”.

“Duhet t’i shpallim një luftë gjithë plehrave dhe zhulit në Tiranë. Lufta në këtë rast nuk bëhet me tanke dhe me blinda por me punë nga secili prej jush”, – tha kreu i Bashkisë Veliaj në fjalën e vet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura