Lubonja: Pse lindi polemika me Kadarenë, 3 kritikat që i kam bërë

Sep 22, 2017 | 9:00
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja tregoi sot thelbin e konfliktit të lindur mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas Lubonjes, arsyet pse dhe kur fillon kjo polemikë lidhet me 3 kritikat qw ka ai per shkrimtarin, per vepren, modelin e intelektualit dhe transformimin e historise qe analisti tha se ka bere Kadare.

lubonja te rakipi3

“Ideja është që në kulturën tonë është goditje nën brez për qëllime të së sotmes. Cilat janë gjërat që e kanë kthyer Kadarenë në armik të veprojë, se ka bërë shumë gjëra, kjo ëstë gjëja më banale dhe e ulët por ka bërë shumë gjëra në shkrime duke nxitur dhe të tjerë në shkrime kundër meje, do ti them me emra, e kam kritikuar Kadarenë për tre gjëra kryesore dhe besoj se këtu është thelbi. Pse e kritikoj unë duhet shtjelluar për t’i dhënë një kontribut publikut.

E para veprën e tij mbi të gjitha si një vepër që në pjesën më të madhe të saj ka qenë ilustrim letrar.

E dyta kur filloi të bëjë pastrimin e biografisë transfomrimin e historisë së tija, ndërkohë që prisnim të ishte shkrimtari që pastronte gënjeshtrat, pra transformimin e historisë.

E treta e kam kritikuar për modelin e intelektualit që përfaqëson, mbështetet te pushteti për privilegjet e tija, i përdor pushtetet dhe është i lidhur në një farë mënyre dhe e kam konsideruar si oborrtar të dy regjimeve, te Enver Hoxhes dhe atij te sotmit qe po jetojme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura