Lubonja: Projekti i ri për Teatrin na imponohet me dhunë, ose është pastrim parash ose…

Mar 13, 2018 | 17:45
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar projektin e ri të prezantuar një ditë më parë për godinën e re të Teatrin Kombëtar.

I ftuar në studion “Opinion” në “News 24” Lubonja tha se kjo godinë po na imponohet me dhunë.

lubonja

Bota i zgjedh me referendume këto projekte të rëndësishme e ndërsa ne problemin kryesor kemi demokracinë, mënyrën e vendimmarrjes dhe problemin me dinjitetin që duhet të kenë njerëzit publikë.

“E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm. Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu. Dhe votoi me referendum populli i Berlinit.

Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt. Që këtu fillon problemi i parë. Problemin e parë ne e kemi me demokracinë, me mënyrën e vendimmarrjes dhe me dinjitetin që duhet të kenë njerëzit publikë”, tha Lubonja.

Po ashtu analisti ka akuzuar për mashtrim edhe ministren e kulturës e cila kur u pyet tha se nuk ka asnjë projekt për Teatrin. Ai shtoi më tej që kjo ministre duhet të japë dorëheqjen.

“Është skandaloze që një ministre Kulture e cila thotë nuk ka projekt, pas një jave del Bashkia dhe thotë që ka projekt, pastaj pas një jave aprovohet projekti. Pra këta tallen me njerëzit. Por këta nuk aknë as dinjitet,  se po të kenë dinjitet ajo ministre që tha s’ka projekt nesër jep dorëheqjen. Por këta janë mashtrues, me në krye mashtruesin Edi Rama”, shtoi Lubonja.

Mbrapa atij teatri do të ngrihen edhe 4 kulla, që mund të shkatërrojnë edhe sarajtet tha Lubonja.

“Këto janë çmenduria dhe çështja e madhe është këtu:Është çmenduria e Ramës që po përdor këta oligarkët që po fut paratë në një vend që nuk futen, për arsye historike, ekonomike, të hapsirës publike që grabitet apo është babzia e këtyre dhe ky përdoret nga këta se duan të grabisin se nuk janë ngopur akoma, apo është pastrim parash, sepse aty nuk ka asnjë gjë tjetër, këto kulla janë çmimi që paguan qyteti, që paguajmë ne për të qëndruar në pushtet kjo bandë me paratë e drogës,” tha analisti.

Lubonja shtoi më tej se ky është problemi ku privati zapton publiken.

“Nëse do mendimin tim më i bukur se ai që është nuk mund të ketë. Ka histori, ka kulturë. Një anije skandinave nuk ka lidhje me një vend mesdhetar.

Këtu është problem i privatit që zapton publiken. Ky njeri jep parqet publike bën kioska për privatin. Kjo është babëzia. La dhe një çështje tjetër, ky zotëria, atëherë e kundërshtuan, bëri tentativë për të bërë një kullë e kundërshtuan, tani prapë e kundërmojnë, pse bën si skuth tani. Të më premtosh mua 0 ndërtime dhe pastaj bën kulla në një vend tjetër të heqin nga zyra. Dhunimi i dinjitetit si qytetar është më e keqja.

Logjika është që të vihet dorë të rikonstrukrturohet. Njeriu është zot njeriu, po të suvatohej ky dhe të dilte në pah struktura italiane do të dilte më i bukur.

Ti mund të bësh një teatër tjetër. Problemi që i ngrihet Ramës dhe Veliajt është se thonë që do të lësh gjurmë. Ty tu dha një hapësirë për të lënë gjurmë siç është Komuna e Parisit, e kishe bosh, me arkitektët më të mirë të botës po deshe, ka bërë një plerëhane.

Çfarë bën tani kthen ne lodra fëmijësh këto ndërtesa të rëndësishmë. Prishet Stadiumi. Sado që të ndërtosh këto lodrat e varros gjithçka. Ky është koncepti më i gabuar. E vjetra duhet ruajtur. Këta janë banditë që duhet të nxirren nga zyra. Janë një grusht banditësh që zgjedhjet i kanë kapur, por do të vijë një ditë do ti nxjerrin nga zyra. Këta meritojnë të tërhiqen zvarrë vetë, Enverit i tërhoqën monumentin,” tha Lubonja.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura