Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Opinion” në News 24, është shprehur se krimi po fiton shumë terren në vendin tonë. Ai tha se në këtë pikë është opozita që duhet të reagoje dhe të sjellë alternativën.
“Në kohen e Berishës u merrte borxh për të shtruar rrugë etj. Tani nuk marrin borxh. Krimi është futur shumë sepse ka shumë para.
Ky është i vetmi burim i parash. Opozita nuk i shkon thellë problemit për të sjellë alternativën.
Krimi i drogës dhe krimi i vërtetë i thënë në mënyrë direkte, sepse po vriten njerëz çdo ditë. Ka një lloj gjuhe të përgjithshme.
Nuk del njeri të pyesë se kush janë këtë 20 familjet dhe 4 klanet kriminale që denoncoi ambasadori Lu.
Po të dalin të kërkojnë. Le të nisë hetimet Prokuroria. Të investigoj gazetaria.
Përmenden vetëm disa emra personash që kanë bërë krime.
Përmenden vetëm disa emra personash që kanë bërë krime. Shqipëria është në një krizë, sepse opozita nuk ka alternativë, nuk ofron dot besim. Tani dhe ndërtimi i një alternative edhe pse thua gjëra të vërteta nënkupton mirëbesim të njerëzve. Një nga mundësitë për të ngjallur besimin është që të krijohet një qeveri shpëtimi.
“Duhet një qeveri e shpëtimit, ku të heqin dorë nga vetja të nxjerrin lugën nga brezi dhe të shohin problemet e mëdha. Gjithnjë e më shumë sistemi po degradon, e në vend të gjejmë shpëtim do na bjerë mbi kokë tepsia e boshatisur”, tha Lubonja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al