Lubonja: Kemi një kryeministër që brenda këtyre dy muajve ka dhënë sinjale të frikshme

Jul 24, 2017 | 20:12
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, pohoi se nuk pati garë, duke e cilësuar Eduard Selamin dublant të Lulzim Bashës. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja pohoi se zgjedhjet për kreun e ri duhet të ishin lënë për një moment tjetër, pasi si fillim duhet të bëhej një analizë brenda PD-së për humbjen e thellë që pësuan në zgjedhjet e 25 qershorit.

LUBONJA

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek PD që do të drejtohet nga Basha për këto 4 vitet e ardhshme dhe pritshmëritë që sipas tij do të jenë të dobëta.

“E shoh të mefshtë opozitën që mund të bëjë PD e Bashës, pasi do ketë probleme të brendshme të pazgjidhura. Nuk ka mbështetje dhe psikologjikisht ka marrë goditje të rëndësishem. Basha me atë marrëveshje që bëri, që nuk e dimë se ça bënë, që nuk na e sqaruan, ka lënë shumë pikëpyetje, nëse do bashkëpunojnë. Por na kanë lënë të kuptojmë se ai i dha mundësi Ramës kur doli nga çadra që ta paraqesë qeverinë shqiptare si normale. Por kjo paraqitje nuk është normale. Nuk është në interesin tonë. Të gjithë këto na bëjnë të dyshojmë që të kemi një qeverisje normale, pasi kemi edhe një kryeministër që brenda këtyre dy muajve ka dhënë sinjale të frikshme”, theksoi ai.

Lubonja tha se edhe Berisha në një mënyrë indirekte ka pranuar që Basha të jetë sërish në krye të PD-së, pasi vetëm me të mund të ketë ndikimin e tij në parti.

“Berisha e ka pas zgjedhur kryetarin që ai të jetë kryetar hije. Me Lulzim Bashën Berisha ka garanci që ta garojnë PD-në. Për arsye psikologjike e fakte të tjera. Ky është thelbi i heshtjes së Berishës dhe i mbështetjes që shkoi në zgjedhje. Është treguar më i moderuar dhe ndaj kritikëve të Bashës. Edhe Basha mbajti një qëndrim jo normal, që duhet të reagonte ndaj atyre që ishin të pakënaqur. Janë pazare të bëra që nuk pretendojnë shumë për një opozitë që presim dhe kemi nevojë”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura