Lubonja flet për akuzat e Kadaresë: Ai e dinte për poezitë e mia, shpifje e ulët që hyn në marrëdhënien familjare

Sep 21, 2017 | 21:42
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja ka rrefyer sot disa detaje nga debati i ndezur keto ditet e fundit pas akuzave te shkrimtarit Isamil Kadare.

lubonja per kadarene

Nga studio e emisionit “Te Paekspozuarit” te Ylli Rakipit, Lubonja tha: “Këto letra i ka sjellë mamaja ime, për këto kam mësuar vetëm tani pasi lindën këto sulmet e fundit dhe më tha mamaja shiko cfarë ka shkuar ky, dhe jam detyruar t’i nxjerr lidhur me akuzat që Fatosi urrente të atin… si një figurë që dola unë në emisionin e fundit.

“Ajo që më ka revoltuar s’është vetëm kjo nga Todi Lubonja, por e gjithë intervista kishte disa pasaktësi prsh ato poezitë, disa nga poezitë e mia ia kam cuar unë vetë se kishim marrëdhënie familjare jo se ishin kryevepra, por e dinte që ekzistonin dhe që unë kam pasur një roman mendoj që e dinte se kishte folur babai im madje kishte komentuar me babain për këto gjëra dhe e gjithë kjo histori ndërtohet që ky jo vetëm s’dinte gjë, por që jam arrestuar për shkrime sigurisht dhe si djal i Todit…”

Rakipi: Thotë se jeni arrestuar si djali i Todi Lubonjës, cfarë do i thoni shkrimtarit?

Lubonja: Unë i them pubklikut jo shkrimtarit ja kush gënjen në këtë rast. Më duhet ta konsideroj një shpifje një interpreim malinj të dokumenteve që ka nxjerrë ky me disa të tjerë të manipuluara.

Kjo është një shpifje e ulët që hyn në familje, në marrëdhënien familjare në mënyrën më skandaloze dhe të gjithë ata që bashkë me të kanë kurdisur këtë tregon që mund të bëjnë cdo gjë për të demonizuar dhe deligjitimuar kundërshtarët e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura