Luani nga Elbasani “tmerron” Aldon që në mëngjes: Dua grua për ashtu…

Sep 21, 2017 | 22:17
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçar telefonoi mëngjesin e sotëm në emisionin“Aldo Morning Show”, nga ku kërkoi njohje. Luani nga Belshi tha se është beqar dhe ka ngulmuar që Aldo t’i mundësojë një lidhje duke thënë se nuk gjen dot vetë.

I pyetur se përse një grua duhet të lidhet me të, 43-vjeçari tha: “Jam beqar dhe kam shtëpi”, duke mos dhënë shumë informacion. “Jam Luani nga Belshi i Elbasanit. Jam 43 vjeç dhe bëj punë krahu. Dua një femër se t’i gjen, për tu lidhur. Jam beqar. Kam shpi, i kam të gjitha. Më gjej ndonjë numër ose jepi ndonjërës numrin tim”, tha Luani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura