Luana Vjollca zbulon surprizën e radhës/ Fton në emision këngëtarin me famë botërore

Nov 2, 2019 | 15:38
SHPËRNDAJE

Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar surprizën e radhës për të gjithë fansat dhe shikuesit e emisionit të saj.

Siç do herë tjetër edhe këtë herë do të ketë gjëra ndryshe në emisionin e saj. Luana dhe bashkëprezantuesit e saj Florian Binaj dhe Rezart Veleshnja janë maskuar për festën e Halloween-it.Por surpriza ka të bëjë me të ftuarin special të saj.

Moderatorja dhe autorja e programit ka treguar se në këtë puntatë do të ketë një të ftuar shumë special, Pitt Leffer, këngëtari i grupit me famë botërore “Havana”.

Luana e ka ndarë lajmin me ndjekësit në ‘Instagram’ duke thënë se kjo është hera e parë që Pitt vjen në Shqipëri për t’u bërë pjesë e një emisioni. Nga promoja e “Shiko kush luan” duket se këngëtari do të performojë edhe disa nga hitet e tij më të njohura “I lost you”, “Vita Bella”. /cna

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura