Luana Vjollca zbulon show-n ku do ta shohim, këtë sezon në luftë audience me Ermal Mamaqin

Oct 8, 2017 | 22:00
SHPËRNDAJE

“Nuk do të shikosh asgjë tjetër” është teksti që zbulon Luana Vjollca në spotin televiziv për programin e ri, që do të nisë të shtunave të këtij sezoni televiziv. “Uhh na na e… Takohemi të shtunave në “Top Channel”.

Shumë shpejt surprizë…”, ishte statusi që prezantuesja Luana Vjollca e postoi nga Xhamajka, vendi ku po kalon pushimet këtë shtator. Edhe pse u fol se pas largimit të motrës Marina Vjollca në TV “Klan”, do të largohej edhe Luana, ajo do të vijë me një program prime-time çdo të shtunë. Për programin e ri është punuar në kohë rekord, direkt pasi Adi Krastës iu komunikua pushimi nga puna, edhe pse ishte njoftuar se pas mbylljes së “E diell”, ai do të rikthehej të shtunave me programin “A”.850x636_luana-vjollca-21495174536

Vetë Luana dhe produksioni e kanë lënë mister se çfarë programi do të drejtojë ajo pas “Pa Limit”, spektaklit të sezonit të kaluar. Si fillim ishte Marina ajo që konfirmoi në studion e “Xing me Ermalin” se Luana do të qëndrojë në “Top Media”, duke pasur një fashë orari primetime, ditën e shtunë, e ku do të jetë kokë më kokë me Ermal Mamaqin në transmetim. Marina shtoi se Luana është një nga më të komentuarat aktualisht dhe është një aset për “Top Channel”, apo një televizion tjetër që do ta kishte.

Zakonisht, televizionet i japin mbrëmjes së të shtunës spektaklet më të mira, sigurisht që këtë vit asaj i duhet të sfidojë Mamaqin me shikueshmëri. Vitin e kaluar Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani ironizonin shpesh dhe me shaka luftën e hapur midis tyre. Le të shohim kush do të shënojë kurbën për të lartë mes Luanës dhe Ermalit.hqdefault

Burime pranë “Top Channel” kanë konfirmuar se po punohet me ritme të shpejta për “show”-n e ri, që do të drejtohet nga Luana, ndërkohë që Ermali ka disa javë në transmetim. Nuk dihet ende se si do të jetë ekzaktësisht formati që do të prezantojë Luana, edhe pse nisur nga spoti, kamerat fokusohen te linjat e saj dhe një gardërobë. E shtuna është nata e privilegjuar për moderatorët. Kjo ditë do t’i jepej programit “A” të Adi Krastës, por ndryshimet në momentin e fundit rezultuan në “divorc” mes tij dhe “Top Channel”-it.

Ndërkohë që Luana këtë vit po e plotëson imazhin e saj si “showgirl”, pasi projekti muzikor “Benzina”, për herë të parë e ka bërë këngëtaren pjesë të klasifikimit të “The Top List”. Duket se fansat e Luanës kanë bërë sugjerime pa fund në topawards.top-channel.tv që kënga e saj të bëhej pjesë e listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Edhe pse javën e parë qëndroi në vendin e 50-të, fansat e saj do të presin se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme./PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura