Luana Vjollca u përgjigjet dyshimeve të fansave: Thjesht po rritem, nuk kam ndërhyrje kirurgjikale

Jul 31, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

auto_Luana_Vjollca21382364094
Është një nga personazhet më të lakuar në media dhe në rrjetet sociale. Një nga femrat më të bukura dhe më seksi të ekranit shqiptar tregon enigmat e ndjekësve në Instagram dhe Facebook si dhe misterin e trëndafilave që merr” ‘’S’di të them ç’më bën të pëlqyer ose më mirë, s’më takon mua ta them. Por di dhe dua ta them se kjo është kënaqësia më e madhe që mund të marrë një njeri në këtë profesion që unë kam, pra bota e televizionit. Unë punoj për ata, jam këtu falë tyre! Janë një inspirim e forcë e madhe për mua e për të mos u ndalur. Jam njeri që lumturohem shumë nga detaje të vogla.

E ato mesazhe, e ato fjalë për mua janë gjithçka që mund të kem me atë pjesë të njerëzve, të cilët s’mund t’i takoj. Ndaj mundohem që, me aq sa mundem, t’u kthej përgjigje. Ata këtë e vlerësojnë e kjo është një pjesë lumturie për mua. Unë i dua surprizat, jo dhuratat. E si të tilla s’mund të cilësoj çfarë dua të më bëjnë. Qoftë kjo dhe diçka shumë e vogël, por që s’e pres, është shumë për mua. E kam thënë shumë herë në fakt, edhe ndonjëherë me vjen habi se si kjo histori është kaq e bukur dhe ka zënë kaq shumë vend, aq sa mua më duhet të flas për këtë në çdo intervistë timen. Tashmë është kthyer në ritual për mua.

Janë të shumtë ata që më dërgojnë lule. Ka nga ata që më presin jashtë punës dhe m’i japin vetë, dhe di të them vetëm që ndihem e bekuar’’, thekson kështu Luana. E pyetur në lidhje me karakteristikat e mashkullit që do i pëlqente, ajo përgjigjet: ‘’S’do guxoja të përmendja karakteristika se si duhet të jetë një mashkull, të paktën fizikisht jo e jo. Kjo pasi për mua njeriun e bën tjetër gjë. Për shembull, mua më pëlqejnë detajet. Ndoshta do më tërhiqte vëmendjen dikush thjesht nëpërmjet tyre’’.

Po si ndihet ajo kur e krahasojnë apo e akuzojnë se kopjon dikë : ‘’Nëpër foto të ndryshme ka nga ata që mund të më krahasojnë me disa personazhe të huaj, por më pëlqen që nuk identifikohem me askënd, pasi ky është zakon te ne. Uni, të jesh unike, të jesh ti, pa dashur të bëhesh, të ngjash apo të jesh si dikush tjetër, është më e bukur se gjithçka’’.

Po kur ka filluar karriera e saj televizive dhe si ka ndryshuar ndër vite Luana dhe për akuzat që i bëhen për ndërhyrje ajo shprehet: ‘’Kam qenë 15 vjeçe kur jam zgjedhur pjesë e stafit të “Top Channel”, dhe 16 vjeçe kur startoi emisioni. Sot jam 23 vjeçe dhe janë pikërisht vitet kur njeriu zhvillohet, kështu që sa i përket pamjes besoj shumë, aq sa më akuzojnë dhe për ndërhyrje estetike, por absolutisht s’kam asnjë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura