Luana Vjollca pushime luksoze në Santorini me biznesmenin kosovar/ FOTOT

Jul 16, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një histori dashurie që po zhvillohet “underground” e që për herë të parë u përfol në muajin prill, është ajo mes prezantueses së “Top Channel”, Luana Vjollca, dhe menaxherit të pasur nga Kosova, Krenar Çoçaj, ish-i dashuri i Dafina Zeqirit.

Shkak për rikthimin e vëmendjes te kjo histori e re dashurie në showbiz-in shqiptar këtë verë, u bënë pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishulli që zgjedhin zakonisht çiftet e reja për të pushuar. Ndërkohë që ngjalli diskutime fakti se kush është partneri që e shoqëron Luanën atje për pesë ditë, emisioni “Prive” dha lajmin e sigurt se ai është Krenar Çoçaj. Në fillim ishte vetë Luana që dekonspiroi arratisjen e tyre me anë të një postimi në Instagram, ku nënvizoi datën 10 korrik 2016, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit.

Krenar Cocaj dhe Dafina Zeqiri kur ishin çift
Krenar Cocaj dhe Dafina Zeqiri kur ishin çift

Sipas miqve të çiftit, Krenari, i cili ka lindur më 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28-vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën. Ata ende nuk kanë postuar ndonjë foto nga pushimet e tyre, përveç Luanës, e cila nuk ka rezistuar, duke ndarë me miqtë çdo ditë foto ku ekspozon linjat tashmë të kolme.

Ndërkohë, për ta shpërqendruar paksa vëmendjen e publikut, Luana bashkë me fotot ka postuar në rrjetet sociale një lajm ku dëshmon se në Greqi ajo ndodhet për xhirimet e një reklame, përveç pushimeve. Prej muajsh edhe stili i saj i jetës ka ndryshuar, pasi shihet të udhëtojë shpesh drejt Prishtinës, ku kalon fundjavat me partnerin e ri.

Luana ne pushime, 2016
Luana ne pushime, 2016

I DASHURI I RI I LUANËS, KUSH ËSHTË DJALI I FIKSUAR PAS FEMRAVE VIP

Po kush është Krenar Çoçaj në Prishtinë, dhe si ka mundësi që këtij djali të panjohur për ndonjë talent në botën e artit i ndodh gjithmonë të jetë i dashuri i vajzave VIP nga Kosova e Tirana.

Sipas burimeve tona, ai është menaxher artistësh, dhe komentohet për pasurinë që e ka të trashëguar nga familja. Paratë i japin mundësinë të jetë gjithmonë pranë personave me standard jetese të lartë, dhe shumica e tyre me famë në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, atij i pëlqen të udhëtojë dhe të bëjë jetë luksi, ku veçohet pasioni për pushimet në qytetet më të bukura të botës. Para Santorinit ai ishte në Paris me Luanën, udhëtim që u zbulua nga një ndjekëse në Instagramin e saj, ndërsa shkruante në një koment: “Sa ju takova ty e Krenar Çoçaj, shumë çift i bukur”. Ky koment, të cilin Luana e fshiu menjëherë, u pasua nga një tjetër, ku thuhej: “Mos e mbaj të fshehtë Krenarin, se e kemi zbuluar cili është i dashuri yt, ish-i dashuri i Dafina Zeqirit…”.

Dhe më poshtë, po e njëjta komentuese, shkruante se shumë shpejt do t’i bëjë edhe foto paparaci çiftit. Pavarë- sisht historive të tjera, kjo është e dyta histori e Krenarit që bëhet publike pas lidhjes së gjatë me Dafina Zeqirin, në kohën që ai e menaxhonte dhe si këngëtare. Para disa vitesh ata bashkëjetonin në Prishtinë, dhe Krenari ishte arsyeja e kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nisjes së një karriere të vërtetë.

Partneriteti i tyre rezultoi shumë i suksesshëm pasi Dafina nën menaxhimin e tij arriti të realizonte projekte vërtet të veçanta, por jo në dashuri, pasi ata u ndanë për çështje parash. Sipas mediave të Kosovës në atë kohë, Dafina u ndie e shfrytëzuar nga Krenari, i cili sipas saj bënte jetë luksi me paratë që ajo fitonte nga koncertet.

Luana ne pushime, 2016
Luana ne pushime, 2016

KRENAR ÇOÇAJ, SI RRAHU DAFINA ZEQIRIN DHE LEDRI VULËN DHE DËSHMIA E GETOAR SELIMIT

Gazetat e Kosovës shkruan për herë të fundit për Krenar Çoçajn, ku ai së bashku me një djalë tjetër të quajtur Gazmend Mirena u paraqitën në gjykatë për t’u përballur me akuzën e lëndimit të lehtë trupor ndaj reperit të njohur, Ledri Vula. Në padinë e hartuar nga prokurorja Besa Limani, e datës 7 qershor të vitit 2012, Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj (ish-i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri) sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën.

Në të thuhej se Mirena e kishte goditur Vulën me armë, ndërsa Krenar Çoçaj e kishte goditur me shufër metali. Në këtë çështje u përfshi edhe Getoar Selimi, partneri aktual i motrës së Luana Vjollcës, Marinës. Reperi u thirr të dëshmonte çfarë kishte parë, pasi ishte ndodhur në momentin e konfliktit.

Edhe pse Krenari e mohoi këtë fakt, ai u mbrojt me fjalët se donin ta fusnin në telashe për faktin që ka qenë i dashuri i Dafina Zeqirit, e cila në atë kohë ishte e dashura e Ledrit. Xhelozia ishte motivi që e shtyu Krenarin të ushtronte dhunë ndaj Ledrit, sipas shkrimeve të pasqyruara nga portalet e Kosovës, që i dhanë jehonë shumë të madhe këtij sherri. Por ky nuk ishte rasti i vetëm që Krenari akuzohej për dhunë.

Ai u përfol se kishte bërë të njëjtën gjë me Dafinën në shtëpinë e tyre, kur bashkëjetonin, sjellje që e detyroi këngëtaren të braktiste banesën në mesnatë./ Panorama Plus/

luana-e_1468231902-2867749

 

luana-c_1468231881-7613809 luana-d_1468231892-6298956

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura