Luana Vjollca nuk pranon konkurrencë femërore, në programin e ri rrethohet nga meshkujt

Sep 9, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Sezoni i ri televiziv do ta gjejë Luana Vjollcën sërish në ekran, sipas të gjitha gjasave, me sezonin e dytë të “Pa limit”. Programi pritet të nisë në fund të shtatorit, ndërkohë që paralajmërohen shumë risi. E një prej risive do të jenë edhe kapitenët e skuadrave, të cilët janë të gjithë meshkuj. Në autorësinë e plotë të Luanës, duket se ajo nuk pranon konkurrencë femërore në programin e saj, pasi deri tani thuhet se janë zgjedhur dy meshkujt që do jenë përkrah saj në ekran.

luana2

Në formulën e re, ajo do të ketë partnerë aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”, Florian Binaj dhe Flori Gjinin, që u shfaq në televizion po në “Top Channel” në korrik me “Pushime on Top”. Ndërkohë, Edi Manushi duket se do përqendrohet në tërësi te sezoni i ri i “E diell”, të cilin pritet ta moderojë ai nga tetori, ndërsa aktori Gent Hazizaj do të mungojë në programin e saj këtë sezon e ri.

luana-1

Kujtojmë që Luana është në kulmin e suksesit pasi shpërndan foto me ndjekësit në udhëtime për koncerte, sheshxhirime për klipet e reja dhe zyrë duke punuar për emisionin e ri. “Sot duke xhiruar një gjë komplet të re. Projekti më i madh deri tash. Nuk ka kohë për pushim”, deklaronte Luana në një postim të bërë. E jo vetëm në televizion, por edhe në muzikë Luana ishte e pranishme këtë sezon veror. Pasi solli hitin “M’i dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore Bujar Qamili, ajo nisi punën për këngën e re me titull “Vetëm ty”. Sa i takon jetës private, ajo vazhdon lidhjen dhe bashkëpunimi me biznesmenin dhe menaxherin e VIPave nga Kosova, Krenar Çoçaj.

luana-2 bujari-luana luana v luana luana-470x431 Luana-V luana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura