Luana Vjollca ngelet pa ‘punë’, bjondja seksi tregon arsyen

Jul 30, 2015 | 12:26
SHPËRNDAJE

2

Luana Vjollca ka qenë e ftuar  në programin “Wake Up” të Top Channel, për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Tirana Lifestyle”.

E pyetur rreth projekteve për të ardhmen, Luana ka thënë se e vetmja gjë që mund të zbulojë tani është se “nuk do jem më ‘Vajza e Motit’”, duke mos dhënë detaje se kush do jetë vajza që do zëvendësojë bjonden.

Luana gjithashtu ka folur për projektin që aktualisht po merret si moderatorja e “Summer Fest” së bashku me motrën e saj Marina Vjollca, ku ka treguar se po kalon një eksperiencë të mrekullueshme me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut në këtë event.

Ajo nuk ka folur për ndonjë projekt të ri në televizionin ku punon, por ndjekësit e saj janë të shumtë të cilët e duan dhe e përkrahin shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura