Luana Vjollca jo më imazh i Top Channel, tashmë do e shihni diku tjetër!

Aug 4, 2015 | 12:59
SHPËRNDAJE

luu

Para disa ditësh Luana Vjollca lajmëroi se nuk do të jetë më prezantuesja e parashikimit të motit në Top Channel.

Vetë bjondja e ka dhënë lajmin në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, duke mos folur për projekte të reja televizive.

E përkushtuar së fundmi edhe në muzikë, Luana duket se do të bej pak pushim, për t’u rikthyer ndoshta në një ekran tjetër.

Sipas thashethemeve që po qarkullojnë ditëve të fundit, në bisedime me moderatoren e mirënjohur është një tjetër televizion. Mësohet se Luana ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ri “Dancing with the Stars” sezonin e ardhshëm.

lu1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura