Luana dhe Samanta tregojnë mënyrën si i kanë fryrë buzët

Dec 1, 2015 | 11:46
SHPËRNDAJE

12250004_1180203438660774_7253780890415856732_n

Si shumë vajza të tjera të njohura të ekranit, edhe Luana Vjollca e Samanta Karavella janë komentuar për buzë të trasha, në sajë të ndërhyrjeve estetike, pasi janë krahasuar me pamjen e tyre të dikurshme. Nisur nga fakti që është diskutuar shumë për buzët, e para që ka treguar sekretin e buzëve voluminoze për publikun është Luana Vjollca, prezantuesja e “Top Channel”. Ajo ka postuar një fotografi në Snapchat, ku shkruan “Tvizatume jo tbome”. Fotoja e realizuar shumë afër, tregon edhe mënyrën se si Luana bën grim, pra duke i lyer buzët jashtë konturit normal.

12246944_1124928110850999_1615838562616390257_n

Brenda këtij konteksti, një tjetër këngëtare ka rrëfyer të vërtetën sipas saj, në lidhje me buzët e fryra. Këngëtarja, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show”, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike. “Së pari buzët i kam vetë të mëdha, sepse i kam ngjarë babit”, ka deklaruar Samanta. Më tej ka vazhduar se “është efekti i piercing që kam në mesin e buzës së sipërme ajo që bën që kjo e fundit të duket më e fryrë, duke shtuar këtu edhe konturin e lapsit që ne femrat e bëjmë sa herë bëjmë make up.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura