Luana bën për vete edhe Getoarin, reperi hit veror me bjonden seksi (VIDEO)

Jul 4, 2015 | 13:01
SHPËRNDAJE

Bjondja seksi Luana Vjollca ka bërë për vete edhe reperin e njohur Getoar Selimi.

Pasi deri më tani ka lancuar shumë duete me këngëtare femra tashmë të njohur, këngëtari Getoar Selimi është duke përgatitur surprizën e radhës dhe ky do jetë dueti i tij me prezantuesen e njohur.

Geti këtë fakt e ka bërë publike në Top Channel në emisionin “Top Show” teksa ka thënë se këtë verë do vijë me një këngë hit.

 Luana e cila ka bashkëpunuar me Dj Blunt ka disa këngë shumë të klikuara në Youtube teksa paraqitja e saj është vlerësuar shumë.

Edhe pse kritikohet nga fansat për një zë të dobët siç duket nëse do të marrësh mbi 1 milion klikime në Yotube mjafton të kesh një fizik tërheqës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura