Luan Rama sulmoi ambasadorët, por Kryemadhi falënderon Donald Lu

Dec 13, 2017 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ne nje shkrim me titull “Skandali i zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe heshtja korruptive e ndërkombëtarëve!…”, Luan Rama akuzoi dje ambasadoret e EURALIUS-it dhe OPDAT-it kur tha: “Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetē rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorē me tepsinë e drogës ku ështē miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!”.

3c723683-871e-4901-841a-dda4a1aca8a3

Sot, e pyetur nga gazetaret se a ka edhe ajo vete te njejtin opinion, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se “ambasadorët e huaj që janë në Shqipëri prezantojnë shtetin e tyre, janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare por bashkëpunojnë edhe me opozitën, por dua të theksoj se jam e bindur që asnjë ambasader s’ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës apo shtetit shqiptar, argumentime dhe interpretime politike mund të bëjë secili nga ne…”.

“Dua të falenderoj ambasadorin Donald Lu për të gjithë angazhimin për nxitjen e klasës shqiptare për të zgjedhur perfaqesuesit e organeve te KLP e KLGJ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura