Luan Rama i përvishet Peleshit: Jep dorëheqjen nga ministria, të emërojnë Rigertën në vendin tënd

Oct 1, 2017 | 13:00
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar me anë të një komenti ndaj fotos së shpërndarë nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili shikohet në krahët e mirditores Rigerta Luku e cila përloti një ditë më parë sallën e Kuvendi me fjalët e saj. Ajo përpara deputetëve renditi disa nga problematikat me të cilat përballet fshati, gjë që bëri shumë deputete, deputetë dhe ambasadorë të përloteshin nga fjalimi i saj.

Por Luan Rama, pas fotos së publikuar nga Peleshi ka komentuar duke shkruar: Shumë e thjeshtë i dashur Niko: Jep dorëheqjen  nga ministër dhe emërojeni Rigertën në vendin tënd!

niko peleshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura