Luan ndaj Romës në Europa Ligë, Sevilja përfshin në skuadër një lojtar të infektuar me Covid-19

Aug 1, 2020 | 15:39
SHPËRNDAJE

Sevilja ka përfshirë në skuadër për ndeshjen kundër Romës në Europa Ligë, Nemanja Gudelj i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 këtë javë. Dy skuadrat do përballen në fushë neutrale në Gjermani në 6 gusht.

gudelj

Është interesant fakti i përfshirjes së Gudelj në skuadër edhe pse klubi spanjoll konfirmoi se lojtari ishte infektuar nga koronavirusi këtë javë. 28 vjeçari serb lajmëroi gjithashtu edhe vetë se ishte ai futbollisti i prekur nga Covid-19. Nuk dihet nëse Gudelj do rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Romës në Europa Ligë por fakt është se ai është përfshirë në skuadër.

Skuadra e Seviljës për ndeshjen ndaj Romës në Europa Ligë: Vaclik, Bono, Javi Diaz; Jesus Navas, Reguilon, Escudero, Diego Carlos, Koundé, Sergi Gomez; Fernando, Gudelj, Jordan, Banega, Franco Vazquez, Oliver Torres, Ocampos, Suso; Munir, En-Nesyri, De Jong, Pablo Perez, Juanlu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura