Luan Maxhari, kreu i ri i bashkisë së Pogradecit. Shumica në Këshill e voton pas dorëheqjes së Shkëmbit

Feb 27, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

POGRADEC/ Luan maxhari është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Pogradecit, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Shkëmbin, dorëhequr nga posti vetëm pak ditë më parë, në një deklaratë publike nga selia e PS-së.

Maxhari ka qenë nënprefekt i Korcës dhe njëherësh edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Zgjedhja e tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak dhe është miratuar me votat e shumicës.

Mësohet se ai ka marrë 21 vota nga maxhoranca në Këshill dhe pas kësaj do të mbajë postin e të parit të qytetit të Pogradecit, deri në zgjedhjet e 21 qershorit, kur populli me votë do të vendosë se cilin do të preferojë si kryebashkiak. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura