Luajti vetëm 6 muaj te Partizani, mesfushori që debutoi në Serie A: Shqipëria një surprizë dhe ka futboll potencial

Mar 27, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Luajti vetëm gjashtë muaj me Partizanin, por Filipe Gomes Riberio e quan përvojë të shkëlqyer dhe aventura me të kuqtë në Shqipëri ka qenë një surprizë e papritur për mesfushorin brazilian. Në një prononcim për mediat italiane, Filipe Gomes tregon karrierën e tij si futbollistit, nga hapat e pare që kreu me të rinjtë e Fiorentinës për të vazhduar më tej me Romën, ku ka edhe debutuar në Seria A.unnamed

Ndaj Juventusit bëri debutimin si futbollist profesionist. Mesfushori mendohej si një futbollist që do të bënte karrierë të ndritur, por fati nuk ka qenë me të, ku tre dëmtime të rënda bënë që të humbasë shkëlqimin që pati në hapat e parë të karrierës. Për ish-mesfushorin e kuq, i paharrueshëm do të mbetet takimi ndaj Milanit ku ai luante me fanellën e Romës, të cilin e fituan në “San Siro”.

Dëmtimet bënë që ai të linte futbollin para kohe. Këpucët i “vari në gozhdë” te Boavista në Brazil dhe tani mbetet pranë këtij sporti si menaxher lojtarësh. Në rrëfimin e tij braziliani tregon disa episode nga jeta e tij sportive, ku si lojtar i Romës ai mban mend një moment kur trajneri Spaleti e thirri para një ndeshje Championsi me Çelsin që të komunikonte me trajnerin brazilian Skolari, i cili ishte në drejtimin e skuadrës angleze.

12572951_719261034842437_5535189169345185715_n-490x368

Ai tregoi se ishte shumë i turpshëm në atë moment, por të dy trajnerët ishin të këndshëm dhe e kapi emocioni. Por, nuk pati guximin që ta përshëndeste në fund patriotin e tij, trajnerin Skolari, pas ndeshjes, pasi ishte Roma ajo që fitoi në atë takim. Filipe Gomes Riberio erdhi te Partizani në formë huazimi në janar të 2016-ës, ku në atë kohë në krye të “demave” erdhi trajneri italian, Andrea Agostineli.

I pyetur për këtë kalim nga Peruxhia në Shqipëri te Partizani, mesfushori brazilian e përkufizon kështu aventurën e tij të shkurtër te “demat”: “Shqipëria ishte një surprizë me të vërtetë e papritur për mua. Përvojë e shkëlqyer e jetës futbollistike. Futbolli shqiptar ka potencial, por mendoj se duhet të investojë më shumë duke u përpjekur për të sjellë më shumë të huaj për të ngritur nivelin”.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura