Luajti filma hapësinorë por vetëm në moshën 90-vjeçare arriti të udhëtojë drejt gjithësisë! Aktori i njohur i Hollywood-it shpërthen në lot pas kthimit në tokë

Oct 13, 2021 | 22:16
SHPËRNDAJE

Aktori i Hollivudit William Shatner është bërë personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë ​​teksa u bë pjesë e bordit të kapsulës nën-orbitale Blue Origin.

90-vjeçari, i cili luajti kapitenin James T Kirk në filmat dhe seritë televizive Star Trek, u nis nga shkretëtira e Teksasit me tre persona të tjerë.

Udhëtimi i Shatner në sistemin e raketave – i zhvilluar nga themeluesi i Amazon.com Jeff Bezos – zgjati rreth 10 minuta.

Anija u ul në mënyrë të sigurt vetëm pas orës 10:00 me kohën lokale. Personat në bord përjetuan një periudhë të shkurtër gravitetin zero ndërsa u ngjitën në një lartësi maksimale pak më shumë se 100 km (60 milje).

Nga atje ata ishin në gjendje të shihnin lakimin e Tokës përmes dritareve të mëdha të kapsulës.

“Të gjithë në botë duhet ta bëjnë këtë,” i tha aktori kanadez Bezos pasi u ul në Tokë. “Ishte e pabesueshme.”

Pas rikthimit në tokë, aktori Shatner ka shprthyer në lot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura