LSI tregon pse përjashtoi Përparim Spahiun, i përgjigjet edhe Blushit

Jun 27, 2016 | 12:43
SHPËRNDAJE

Veprim të nxituar dhe të gabuar e ka quajtur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaratën e deputetit Përparim Spahiu, kundër vetingut nga të huajt për reformën në Drejtësi, deklaratë që i kushtoi sot përjashtimin nga partia.

meta

Gatë një deklarate për mediat, Vasili ka sqaruar se përjashtimi i deputetit Spahiu u bë pasi ai ishte në “kundërshtim të plotë me qëndrimet parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi”.

“LSI vlerëson rëndësinë e reformës, jo vetëm për forcimin e shtetit ligjor dhe integrimin evropian, por edhe si çështje që lidhet me forcimin e sigurisë kombëtare. LSI do të vazhdojë të punojë për miratimin e reformës me transparencë sipas standardeve të Venecias, larg emocioneve dhe llogarive afatshkurtra partiake dhe elektorale”- tha ai.

Lidhur me përjashtimin e Spahiut, Vasili sqaroi se qëndrimi për reformën është i dakordësuar nga gjithë grupi. “E kemi bashkëndarë me grupin, nuk kemi pasur deputetë që s’kanë qenë dakord”- tha ai.

Vasili komentoi edhe dy propozimet e deputetes Hafizi për ndryshimet kushtuese për president nga populli dhe për referendum.

“Në parim ne jemi dakord me zgjedhje të presidentit nga populli, pse jo, por në këtë moment duhet të jemi shumë të qartë se presidentit nga populli cilat kompetenca iu përgjigjen, ato të kushtetutës së ’98-së, 2008-s, apo asaj që propozohet në reformën në drejtësi që i kufizon dhe bën simbolike këto kompetenca. Pa i dhënë përgjigje kësaj, a do kishte vlerë president nga populli me kompetenca simbolike?”- tha Vasili.

Sa për propozimin e dytë u përgjigj; “Cështja është delikate sepse ngjarjet më të fundit në Angli, na bëjnë të jemi të kujdesshëm, këto referendume që për shkak të numrave të vegjël, apo nismëtarëve, mund të promovohen duke u nisur edhe nga ethe apo emocione elektorale, nxisin stabilitet, qëndrueshmëri ekonomike, konseguencë politike, apo krijojnë paqëndrueshmëri të reja me shumë të panjohura?”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura