“LSI program për të përkrahur bujqësinë”/ Braimllari: Rilindja e ka lënë në harresë fermerin

Feb 26, 2021 | 13:32
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari ishte në zonën e Korçës, ku u takua me disa banorë.

braimllari

Në një postim në Facebook, Braimllari thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program ambicioz për të përkrahur bujqësinë dhe fermerin vendas.

Sipas tij, rilindja e ka lënë në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia dhe pabesia ndaj fermerit vendas.

“Fusha e Korçës ka njerëz punëtor, të dashur të cilët me mundim por pa asnjë përkrahje nga shteti punojnë çdo ditë tokën për të siguruar të ardhurat familjare.

Rilindja e la në harresë fermerin vendas sepse fokusi i saj është oligarkia dhe pabesia ndaj fermerit vendas.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program ambicioz për të përkrahur bujqësinë dhe fermerin vendas.

Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.

Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.

Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh”, shkruan Braimllari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura