“LSI në shërbim të rinisë, jo siç i përdor Rilindja”, ish-deputeti nga Korça: Më shumë mundësi punësimi

Sep 23, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është takuar ditën e sotme me disa të rinj nga qyteti i Korçës.

endrit

Përmes një shënimi në facebook, Braimllari thekson se të rinjtë po ikin nga Korça dhe vendi ynë, për “shkak te arrogances, mungeses se vendeve te punes, mungeses se meritokracise dhe paaftesia ne drejtimim e instuticioneve te Rilindjes”.

Më tej ish-deputeti thekson se LSI është e vendosur në shërbim të rinise dhe jo siç sipas tij i përdor PS, sa për shoë.

“Me shume mundesi punesimi per te rinjte, politika fiskale favorizuese per te rinjte qe krijojne biznes, meritokraci dhe nje sistem arsimor qe eshte i unifikuar me tregun e punes. Te rinjte do ta bejne Shqiperine shtepine tone”.

Postimi i plotë:

Ne Korçe me Ismeralden dhe studente te ekselences.

Te rinjte po largohen nga Korça dhe nga Shqiperia per shkak te arrogances, mungeses se vendeve te punes, mungeses se meritokracise dhe paaftesia ne drejtimim e instuticioneve te Rilindjes.

Energjia pozitive e te rinjve te Korçes por dhe te Shqiperise kerkon vemendje maksimale ne hartimin e politikave rinore.

Politikat rinore i hartojne dhe i implementojne me mire vete te rinjte.

Ndaj, LSI eshte shtepia e te rinjve energjike dhe pozitive qe e duan vendit.

LSI e vendosur ne sherbim te rinise jo siç i perdor rilindja per fasade dhe shoë por LSI i perfaqeson ne Keshilla Bashkiak, Parlament dhe vendimarrje.

Me shume mundesi punesimi per te rinjte, politika fiskale favorizuese per te rinjte qe krijojne biznes, meritokraci dhe nje sistem arsimor qe eshte i unifikuar me tregun e punes. Te rinjte do ta bejne Shqiperine shtepine tone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura