LSI nderon ditën e Çlirimit të Tiranës, Halimi: Mirënjohje për luftëtarët e lirisë

Nov 17, 2018 | 13:11
SHPËRNDAJE

 

LSiLSI nderon Ditën e Çlirimit të Tiranës, ku pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur u kryen homazhe nga Grupi Këshilltarëve Bashkiakë dhe Deputetëve të LSI Tiranë.

Kryetari Grupit të Këshilltarë të LSI në Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi, në një prononcim për mediat theksoi: “Sot, në këtë 74 vjetor të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazi-fashistë, ne përkulemi me nderim dhe mirënjohje për luftën heroike të të rinjve dhe të rejave të Brigadave partizane, që së bashku me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të popullit të Tiranës, në 17 Nëndor 1944 çliruan kryeqytetin e Shqipërisë!

Kjo datë e shënuar, e memories më të mirë të kombit tonë, qe e rradhiti atë në anën e drejtë të historisë përkrah aleatëve, apelon si një shembull frymëzues, që ashtu si atëherë patriotët në luftë, edhe ne sot, të kemi në themel të vizionit tonë, vendimmarrjet më të drejta për të ofruar më shumë shërbime dhe të mira publike në interes të të gjithë qytetarëve, komunitetit dhe qytetit tonë të përbashkët.

Duke u përkulur gjithmonë me respekt për të rënët e atyre ditëve, ne vlerësojmë përherë traditën tonë atdhetarë dhe demokratike! Mirënjohje përjetë luftëtarëve të Lirisë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura