LSI kundër shkrirjes së Urgjencës: Ne s’kemi kokën, do shpërbëni trupin?

Feb 3, 2016 | 12:17
SHPËRNDAJE
Petrit Vasili
Petrit Vasili

Në emër të LSI-së në komisionin e Shëndetësisë, deputeti Petrit Vasili ka qenë kritik në lidhje me urdhrin për të shkrirë Urgjencën.

Vasili ka kërkuar që ky urdhër të pezullohet, ndërsa sugjeroi “të bëhet shtrirja në tavolinë e skemës se cila do jetë urgjenca kombëtare, logjistrika që do e shoqërojë, fondet dhe kohët me të cilat ky projekt merr pamjen e tij të plotë. Ky është detyrim, 140 deptuetët e parlamentit nuk e dinë fare se si do jetë urgjenca kombëtare, nëse nuk i dinë, është një problem shumë i madh. Cfarë kemi për të fshehur këtu ne? u shpreh deputeti i LSI në komision.

Ai në fjalën e tij ka nënvizuar se ku gabon Ministria e Shëndetësisë:

“Gabon në faktin se konseguenca e ligjit do të thotë efikasitet më i lartë, Urgjenca kombëtare, qendër që s’ka përfunduar ende, dhe ska marrë funksionet e saj ende, ndërkohë që s’kemi kokën, po shëprbëjmë pjesët e trupit? Ne trurin se kemi, urgjenca e re kombëtare sic ishte ideuar do kishte një kokë…themeli i urjencës që do ndërtohej do kishte një princip që me marrjen e sinjalit të aktivizonte urgjencën më të afërt..për një kordinim sa më të mirë, ky është themeli,urgjencës që ishte më afër ti jepte sinjalin për të arritur, gara e urgjencës ëhstë vertëm një, minuta më të pakta për të mbërritur tek rasti. Kush fillon bën filozofira do ti duket vetja si shkencëtar, sështë shkencëtar, është një njeri që flet fjalë boshe”,- tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura