“LSI është një familje”- Kryemadhi në Njësinë nr.7: I japim gjithmonë dorën njeri-tjetrit. Mundohen të na kopjojnë, por…

Apr 6, 2021 | 19:38
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me banorët e Njësisë nr.7 në kryeqytet.

monika kryemadhi ne fier

Teksa i bëri thirrje të rinjve të votojnë partinë e saj, Kryemadhi theksoi se LSI është një familje, ku gjithmonë i jepet dora njeri-tjetrit. Ndërsa për ata që mundohen ta kopjojnë Kryemadhi ka një mesazh “sado mundohen dhe duan ta kopjojnë, por në fakt fjala shtëpi më shumë e lidhur se me LSI-në nuk është me asnjë parti tjetër”.

“LSI është si një familje. Në fakt gjithmonë na e kanë quajtur kur themi familje si fjalë të keqe. Por njeriu për familjen e tij sakrifikon çdo gjë. Njeriu për familjen e tij jep jetën, njeriu për familjen jeton, punon, ndryshon. Prandaj ne e kemi konsideruar gjithmonë LSI-në një familje. Një familje ku të gjithë i japim dorën njëri tjetrit, e ndihmojmë njëri tjetrin, krijojmë hapësira për njëri tjetrin dhe ndryshojmë realitetet e hidhura, që ndoshta dashje pa dashje ka krijuar politika në këto 30 vite tranzicion. Dhe slogani më i mirë është ‘Shqipëria Shtëpia Juaj, Shqipëria Shtëpia e Shqiptarëve.’

Sado mundohen dhe duan ta kopjojnë, por në fakt fjala shtëpi më shumë e lidhur se me LSI-në nuk është me asnjë parti tjetër. Sepse ne gjithmonë qëndrojmë të lidhur fort dhe e ndihmojmë njëri tjetrin”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura