“LSI do të ketë kandidatët e vetë për deputetë”- Kryemadhi: Punësimi prioriteti ynë. Për të mbështetur gratë, synojmë të…

Jan 13, 2021 | 19:56
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se qeveria synon që të krijojë amulli për të penguar votuesit të votojnë për opozitën. Sipas saj, LSI do të ketë kandidatët e vetë në qarqet e vendit.

kree

E vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në taktikat elektorale, e rëndësishme është që në të gjithë të shkojmë drejt kutisë së votimit.

Një nga arsyet që e po bëjmë jo vetëm shpërndarjen e kandidatëve të LSI-së, jo vetëm në të gjithë Tiranën, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me mesazhin apo flamurin e partive politike, por është krijimi i hapësirave dhe mundësive shqiptarëve për të votuar, jo vetëm një emër, por disa emra, për të treguar pushtetin e secilës votë, që ata mendojnë se duan që ta drejtojnë dhe ta çojnë punën e tyre përpara dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes”, theksoi ajo.

Gjatë një takimi në njësinë 4 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se sfida kryesore është hartimi i politikave dhe premtimeve sa më konkrete.

Fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat, për të konkurruar në tregun e punës, për të pasur një pagë të mirë, për të pasur mundësi të mirë.  Sfida jonë është çfarë të bëjmë që jo vetëm Etjoni, Lindin, Alertin të mos ta lëmë  që të ikin nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu. Alertin që e kemi këtu, që ka vuajtur para ca ditësh me Komisariatin e Policisë, sepse për të lyer një faqe muri këtu shkon në rajon se quhet ndërtim pa leje, ndërsa oligarkët shëtisin me ministrat kështu që nuk mund të mbajnë asgjë tjetër përsipër, por vetëm të grabisin taksat e shqiptarëve”, shtoi ajo.

Ajo tha se për të lehtësuar punën e grave, mund të hiqen taksat për pajisjet shtëpiake. “Do të ishte shumë mirë që të të gjitha pajisjet që lehtësojnë punën e grave, lavatriçet, frigoriferi, hekuri të jenë pa taksa, nuk është biznes i madh, por një mundësi ekonomike për të gjitha gratë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura