LSI depoziton amendament për rimbursimin e ilaçeve të COVID-19, Vasili: Po nuk e votuan rilindasit, do të thotë që s’ju intereson shëndeti i shqiptarëve, përballë urdhrit të…

Nov 25, 2021 | 15:55
SHPËRNDAJE

 

Amendamenti Vasili vovidiDeputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend një amendament për projekt-buxhetin e vitit 2022.

Vasili thekson se ka kërkuar me anë të kësaj nisme ligjore, shtimin e fondeve për rimbursimin e ilaçeve për personat që janë prekur nga COVID-19.

Ai thekson se ka kërkuar që shifra e re që do alokohet në buxhetin e ri të jetë në vlerën e 16.5 milionë eurove, ndërkohë që shton se: “Po nuk e votuan rilindasit do te thote se as nje semundje, qe po derrmon shendetin dhe parate e shqiptareve nuk ju intereson fare perballe urdherit te Edi Rames”.

“Sot ne Kuvendin e Shqipërisë paraqita nje Amendament ne Projekt-Buxhetin e vitit 2022 duke kerkuar shtimin e 2 miliard leke(16.5 milion euro) per rimbusimin e barnave dhe sherbimet mjeksore për te semuret me Covid.

Vetëm ne nje muaj nga tetori ne nentor jane rreth 16 raste te reja me Covid sipas vete shifrave zyrtare. Ne 22 muaj pandemi 180 milion euro kane paguar shqiptaret mga xhepi. Qeveria paguar vetem 320 mije dollare per rreth 8 mije persona nga 200 mije te infektuar sipas shifrave te qeverise, por numri real eshte te pakten 10 here me i larte.

Amendament i pakundershtueshem! Kerkohen pra vetem 16.5 milion euro per barna dhe sherbime per te semuret me Covid, pra shume me pak se sa vetem nje km rruge e ketyre qe kushton deri 23 milion euro. Po nuk e votuan rilindasit do te thote se as nje semundje, qe po derrmon shendetin dhe parate e shqiptareve nuk ju intereson fare perballe urdherit te Edi Rames”, thekson Vasili.

Vasili amendamenti Vasili amendamenti1 Vasili amendamenti11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura