LSI deklaron votën pro arrestimit të Saimir Tahirit

Oct 23, 2017 | 14:20
SHPËRNDAJE

Deputeti dhe nënkryetari i LSI Luan Rama ne nje dalje per mediat njoftoi vendimin e grupit parlamentar te partise i cili nenvizoi se te merkuren ne Kuvend LSI do te votoje pro kerkesave te prokurorise per t’i hapur rrugen arrestimit te deputetit Saimir Tahiri.

22766738_10214555596789437_1053417024_o

“Grupi i LSI rithekson edhe një herë qëndrimin parimor të saj, ligjor, e në përputhje jo vetem me moralin tonë politik por edhe me aspiratën e qytetarëve që presin nga Kuvendi qasje që respekton ndarjen e pushteteve, ndaj ne do votojmë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë për t’i çelur rrugën cdo veprimi procedurial që organi i akuzës e cmon se i shërben cdo hetimi të paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës në lidhje me nje deputet te mazhorancec.

S’jemi përpara një individi por përballë veprimit të organizuar të një grupi të strukturuar kriminal që fatkeqësisht gjen tentakulat e veta edhe në përbërje të qeverisë. Kjo është arsyeja e sulmeve të ndërmarra ditët e fundit dhe të artikuluara më drejtpërdrejt sot nga kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar. LSI jo vetëm distancihet por e denon qartë e prerë sulmin mbi organet e drejtësisë si përpjekje për ta devijuar fokusin e sistemit të drejtësisë, te qëndrimet e kompromentuara të shumicës parlamentare e cila po dëshmon se ka zgjedhur që në sfidën mes shtetit dhe grupeve të organizuara kriminale të mbajë anën e krimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura