LSI bëhet bashkë me PD: Rama dështoi, tani e ka radhën të flasë populli

Sep 20, 2017 | 12:33
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund politikës me mbetjet, për të cilat Rama dështoi të bindë popullin, është referendumi.

vasili

 

Gjatë një komunikimi me mediat, Vasili ka theksuar se nisma e re e ndërmarrë nga shumica nuk ka kuptim.

Sipas tij juridikisht PS nuk ka mundesi te beje terheqjen e ligjit. Ai ka kujtuar se deputeti socialist Balla ka thene se terheq projektligjin, por sipas Vasilit, behet fjale per ligj.

“Kryetari i grupit parlamentar të PS  ka thënë publikisht që tërheq pr/ligjin. Po sqaroj opinionin publik dhe ju. Nuk kemi të bëjmë me pr/ligj për mbetjet, por kemi të bëjmë me ligj. Pra Kuvendi i Shqipërisë për këtë çështje është shprehur me votë. Që nga ky moment po themi pronësia politike e propozuesve qofshin deputetë apo qeveri, ka rënë. Ky ligj tashmë është pjesë e atyre ligjeve që Kuvendi miraton. Ka vetëm një moment procedurial që Presidenti ka kthyer ligjin dhe i ka dhënë një mundësi të re mazhorancës të reflektojë. Detyra e mazhorancës fillon me shqyrtimin e dekretit të Presidentit dhe më tutje të ecë përpara. Nuk ka asnjë mundësi juridike që PS të tërheqi, nuk është pr/ligj, por është ligj”- tha ai.

Me tej ai sqaroi se pse zgjidhja eshte referendumi, heshtja e politikes dhe pse duhet te flase populli.

“Kryeministri Rama shpenzoi orë e orë të tëra, edhe diskutime live të bindë popullin, apo edhe grupet e interesit, ndërkohë që po ashtu edhe kuvendi nuk i ka zgjidhje. Në kushte të tilla, e vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura