LSDM: VMRO-DPMNE nuk ndalon me gënjeshtrat, me ankandin e sotëm nuk ka asnjë huamarrje të re

Jun 6, 2018 | 10:44
SHPËRNDAJE

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklarimeve të partisë opozitare, VMRO-DPMNE në lidhje me huamarrjen e re të qeverisë së udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmetin Gazeta Express.

lsdm

Sipas tyre një gjë tillë është tepër joserioze dhe hipokrite kur VMRO-DPMNE-ja flet për huamarrje, duke e hudhur prapas shpine atë që bënë ata gjatë 11 viteve të qeverisjes ku trefishuan borxhin publik.

“Hipokrite dhe joserioze është që VMRO-DPMNE të flet për huamarrje kur pikërisht kjo parti për 11 vite qeverisje për trefish e ka rritur borxhin publik që të përmbushen apetitet kriminale të Nikolla Gruevskit dhe familjes. Gënjeshtër është informata eVMRO-DPMNEsë se Maqedonia sot është futur në borxh. Sipas informatave zyrtare nga Ministia e financave, në ankandin e sotëm janë shënuar 22,24 milion euro, ndërsa nesër do të kthehen 22,46 euro nëë bazë të borxhit të vjetër të shkakuar pikërisht nga VMRO-DPMNE. Me politikat efikase dhe të përgjegjshme, Qeveria e udhëhequr nga LSDM hap mundësi për rënie serioze të borxhit publik për disa vite, si të paguhen borxhet e vjetra të lëna nga VMRO-DPMNE, të cilat me interes kapin vlerën mbi 2 miliard euro. Në vend që të kërkojnë falje ndaj qytetarëve për borxhet e mëdha që i kanë lënë pas vetes, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, vazhdojnë me politikat e Gruevskit të bazuara në gënjeshtra, raste të imagjiuara dhe lajme të rreme”, thuhet në kumtesën e lëshuar për mediat e vendit nga ana e LSDM-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura